Pas takimit me ministren federale për Evropë dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karolina Edshtadler, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, bëri të ditur se shumë vende anëtare të BE-së, kanë qëndrim se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria së bashku duhet ti fillojnë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Sapo morëm edhe qëndrimin nga Austria dje kishim edhe qëndrim nga Gjermania, gjithashtu para disa ditëve qëndrim kemi pasur edhe nga përfaqësuesi i Sllovakisë, mendoj se një numër i madh i shteteve anëtare të BE-së kanë qëndrim se të dy vendet (Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut) të fillojnë negociatat dhe në fund të mbajmë konferencën e përbashkët”, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.