Sot (03.05.2021) nëpunësit e SPB-Tetovë, ka vazhduar me kontrollet e rregullta për të sanksionuar shoferët që vozisin me shpejtësi më të madhe se e lejuara. Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, janë gjobitur 144 shoferë, 16 prej tyre kanë vozitur mbi 70 km/h më shumë se e lejuara, ndërsa 91 shoferë kanë vozitur mbi 50 km/h më shumë se e lejuara, transmeton TV21.
Nga MPB-ja theksojnë se me kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, duke apeluar deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.