Sherr masiv në fundin e ndeshjes, Lioni triumfon me përmbysje ndaj Monakos. Gjyqtari ndëshkon 4 futbollistë me kartonë të kuq

Një sherr masiv është regjistruar në minutat e fundit të ndeshjes mes Monakos dhe Lionit, që përfundoi me rezultatin 2-3 në favor të skuadrës mike të Lionit.

Skuadra e Niko Kovaç kaloi e para në avantazh me anë të Voland në minutën e 25-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0. Në minutën e 57-të, ishte Depaj që vendosi baraspeshën. Në minutën e 70-të, Lioni mbeti me 10 lojtarë pasi Cakueret u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë. Pavarësisht disavantazhit numerik në fushën e lojës, miqtë përmbysën përkohësisht rezultatin me Marselon në minutën e 77-të.

Futbollistët e Monakos, u hodhën në sulm, teksa fundi i ndeshjes rezultoi me të vërtë dramatik. Fillimisht i Ben Jader, që në minutën e 86-të, shënoi duke ccuar shifrat në 2-2, ndërkohë që Çerki, i shtangu të gjithë, teksa i sapofutur në fushë, shndërron në gol një asist të De Shilios, duke i dhuruar 3 pikë të artë Lionit, në këtë përmbysje me zemër në dorë.Nw fundin e ndeshjes, futbollistët e të dyja skuadrave u tradhtuan nga nervat, teksa u përfshinë në një përleshje të shëmtuar. De Shilio për Lionin dhe Geubles dhe Pelegri për Monakon, u ndëshkuan me karton të kuq, pas sherrit masiv, i cili shpërtheu pas përfundimit të takimit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *