Osmani në Gjermani: Jemi të gatshëm për diskutim thelbësor për dallimet me Bullgarinë

“Jemi të përgatitur të hymë edhe në diskutime thelbësore për keqkuptimet që e kanë ngarkuar besimin mes të dy shteteve. Çelësi sigurisht është në Marrëveshjen për fqinjësi”, kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën e përbashkët me homologun e tij gjerman, Hajko Mas për raportin me Bullgarinë.

Ka deklaruar, se samitet e Bashkimit Evropian që kryesisht mbahen në muajin qershor, janë një motiv për tërë Ballkanin Perndimor, dhe mundësi për BE-në që të fuqizojë kredibilitetin në procesin eurointegrues.

“Samitet e qershorit të Bashkimit Evropian ofrojnë mundësi të papërsëritshme që të bëjmë hapin e vërtetë – operacionalizimin e vendimit për fillimin e negociatave nëpërmjet miratimit të kornizës së negociatave dhe mbajtjes së seancës së parë ndërqeveritare si nisje formale e negociatave. Hapi i këtillë do të jetë motiv i domosdoshëm për tërë rajonin dhe do ta fuqizojë kredibilitetin e procesit eurointegrues”, shtoi më tej Osmani, transmeton TV21.

“Këtu nuk do të lemë punën tonë brenda në shtëpi” ka vazhduar më tej Osmani, ndërkaq ka premtuar, se “luftimi i korrupsionit do të jetë joselektiv”.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *