Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot informoi se gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 5 persona që ishin të prekur me Covid-19, u konfirmuan edhe 160 raste të reja, ndërsa u shëruan nga Covid-19 edhe 415 persona.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 415 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95.045 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.307. Numri total i rasteve pozitive është 105.535 raste nga 539.710 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.183 raste të vdekjes”, bëri të ditur tutje IKSHPK./