Mbi 11 mijë qytetar në Tetovë janë paraqitur për vaksinim

Tetova do të jetë një nga gjashtë qendrat rajonale për vaksinimin anti-covid. Procesi I imunizimit do të bëhet në sallën sportive të Shkollës së Mesme të Mjekësisë, e cila është duke I bërë përgatitjet e fundit për t`u vënë në funksion.

Vaksinimi pritet të fillojë pas Festës së Pashkëve. Autoritetet e shëndetësisë në Tetovë njoftojnë se janë rreth 11.000 persona që janë paraqitur për t`u vaksinuar.

“Pas arritjes së 200 mijë dozave të vaksinave kineze në RMV edhe punktet rajonale për vaksinim janë drejt finalizimit të punëve të tyre. Edhe qendra rajonale për vaksinim në Tetovë është drejt përfundimit të punëve gjegjësisht të gjithë frigoriferët janë përgaditur dhe ata presin që të filloj vaksinimi më 5 Maj”

Në këtë sallë do të ketë 20 punkte vaksinimi, derisa 1.500 persona pritet të vaksinohen brenda ditës. Vaksinat pritet të arrijnë ditën e Hënë, ndërsa Procesi do të realizohet nga personeli shëndetësor nga Shtëpia e Shëndetit në Tetovë.

“Ditët në vijim presim që të arrijnë punktet në Qendrën e Vaksinimit në Tetovë bashkë me vaksinat. Përgatitjet për vaksinimin masiv po shkojnë konform planit të paraparë, numri I vaksinimeve brenda ditës do të mund të arrij në 1500”, tha Borislav Jorgaqievski, drejtor i shtepisë së shëndetit në Tetovë.

Për momentin, në 20 punktet e vaksinimit në Tetovë, do të fillojë imunizimi masiv I qytetarëve nga Tetova dhe Gostivari por nuk përjashtohet mundësia që të bashkangjitet edhe Kërçova.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *