“Gara” me një fund tragjik: Shoferi po ikte me shpejtësi të madhe – tetë vetura policore e ndjekin pas, rrugëve të Serbisë

Një shofer i një veture “Chevrolet” (28 vjeç) i cili shkaktoi një aksident të rëndë, ishte larguar më parë nga policia, e cila u përpoq ta ndalonte atë në Nish.

Sipas informacioneve jozyrtare të mediave serbe, përcjell Telegrafi, policia e trafikut ka kryer kontroll të rregullt të trafikut dhe është përpjekur të ndalojë shoferin e “Chevrolet” me një sinjal drite, por ai nuk ka pranuar të ndalojë dhe ka ikur.

Me shumë gjasë, shkruajnë më tej mediat serbe, ai vendosi për këtë veprim sepse ekziston një urdhër i lëshuar për të nga një gjykatë, ku po zhvillohen procedurat kundër tij për vjedhje të rëndë.

https://www.instagram.com/p/COVXjzjns0w/?utm_source=ig_web_copy_link

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *