Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 105 raste të reja nga 946 testime të realizuara.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, janë shëruar 403 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 45 persona.
Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 724.668 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 152.685 persona.
Nga personat e infektuar, 133.473 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 4.936 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 14.276.