Më parë duhet të kalojnë pengesat si Udineze dhe Benevento, më pas të mendohet për sfidën e dielës së ardhshme Juventus-Milan, e cila do të jetë vendimtare për fatet e dy ekipeve për të shkuar në Champions sezonin pasardhës.
Deri tani janë 10 lojtarë të të dyja skuadrave që e rrezikojnë të mos e luajnë këtë supersfidë për shkak të plotësimeve të kartonëve të verdhë. Tek Juventusi nëse merret një karton i verdhë do të duhej të mos luanin ndaj kuqezinjve, Kristiano Ronaldo, Leonardo Bonuçi, Matijs De Ligt, dhe Ueston MekKeni.
Ndërkohë nga krahu i kampit kuqezi në dyshim për kartona janë Hakan Çalhanollu, Teo Hernandez, Ante Rebiç, Aleksis Salemakers, Samuel Kastijeho, dhe Diogo Dalot të cilët rrezikojnë ta shohin përpara ekranit këtë takim vendimtar.
Juventus dhe Milan kanë të njëjtën kuotlë pikësh së bashku edhe me Napolin 66 pikë, dhe dy pikë më pak se Atalanta e vendit të dytë.