Fiton Renova, Struga mund Shkëndijën, FC Shkupi barazon

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 31-të në elitën e futbollit vendor, që dhuroi plotë surpriza. Pa dyshim surprizën më të madhe e bënë futbollistët e Struga Trim Lum, që në cilësinë e mysafirit, në Gostivar mundën kampionët e Shkëndijës me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Që të dy golat skuadra strugane i realizoi në 10 minutat e para të takimit, e ku protagonist doli të jetë Altiparmakovski, që shënoi fillimisht nga pika e bardhë, ndërsa në minutën e 9-të ishte më i merituari që Bosançiç shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Zahov.

Në ndeshjen tjetër, që gjithashtu pritej me shumë interesim për një vend në Europë, FC Shkupi dhe Makedonija GJ.P barazuan pa gola.

Fitore e rëndësishme 3:1 e Renovës ndaj Bellasicës, që mban gjallë shpresat e “gjipspunuesve” për të mbijetuar në mesin e më të mirëve, aty ku tashmë një hap të madh ka bërë Pelisteri që edhe përkundër disavantazhit që kishte, në fund mundi Akademia Pandevin me rezultatin 3:1.

Me po të njëjtin rezultat, Rabotniçki në cilësinë e mysafirit në arenën “Todor Proeski”, mundi Vardarin, duke futur edhe më shumë në humnerë ish kampionët e vendit, që me shumë gjasa edicionin e ri do të duhet të luajnë në Ligën e Dytë.

Ndërkohë për ti ikur kësaj, në dy xhirot e fundit, përveç Renovës dhe Akademia Pandevit që kanë nga 35 pikë, do të luftojnë edhe Sileksi dhe Boreci, që sot në Kratovë barazuan me shifrat 1:1. (infOSport.mk)

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *