Ishte kënaqësi e veçantë të marr pjesë në mbrëmjen kuranore të organizuar nga ana e Forumit Rinor Islam, të cilët i përgëzova për organizimin në mbështetje të së cilit qëndruam si komunë e Çairit ka deklaruar kryetari i Komunès se Çairit, Visar Ganiu.
Qëllimi i muajit të bekuar të Ramazanit është të na bëjë më solidarë dhe më human si shoqëri, më të kujdesshëm për njëri tjetrin prandaj le të shfrytëzojmë këto ditë të mbetura të këtij muaji të bekuar për të shtuar mirësinë dhe lutjet. Qofshi gjithmonë nën mbrojtjen dhe mëshirën e Zotit!