Youtuber është ai që ka pasion dhe e jep maksimumin e vet për me krijua përmbajte për youtube. Me youtube kam filluar me 21 shkurt 2015, që I bie në kohën kur I kam pasur 14 vjet theksoi AdemiKnej. Për një VLOG varet se sa material duhet me vendu në të, ndonjë herë i merr një vlog diku 4 orë ndërsa ndonjëhere nje dit të tërë. Për me arrit te youtube është e thjeshtë, me bë sa ma shumë përmbajtje qe të kenë cilësi dhe me i ndjek trendet. Videot i bëj më së shumti në dhomën time ose kur jam tu bo vlog nëpër vende ku ska shumë njerëz.
Kur dalim për vlog jemi 2 deri në 3 veta. Me plot youtubera kam bashkpunuar por më së shumti i bëj videot vet. Rallë herë jam duke bërë ndonjë bashkpunim. Videot i shpërndaj vetëm me instagram dhe ndonjehere edhe në tiktok Ma merr mendja se plot shikues i pranojn videot e mia si humoristike edhe argetuse, po rralël herë ju tregoj shikuesve ndonjë fakt që është aktual me ata te jashtmit, por jo këtu tek ne.