36 viktima dhe 214 raste të reja me Covid-19

Në vendin tonë janë regjistruar 214 raste të reja nga 2.276 testime të realizuara.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë shëruar 305 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 36 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 723.722 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 152.581 persona.

Nga personat e infektuar, 133.070 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 4.891 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 14.620

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *