Turqia po përgatitet për mbylljen e parë totale të vendit

Rrugët në Turqi janë të mbushura me njerëz, marketet, qendrat për shitblerje dhe trafiku janë stërngarkuar.

Kjo është gjendja e momentit në Turqi, gjersa autoritetet kanë njoftuar se të enjten, do të mbyllet vendi në mënyrë që të parandalohet rritja e numrit të të infektuarve dhe vdekjeve, transmeton BBC.

Vitin e kaluar në këtë kohë, Turqia ishte përdorur si një storje suksesi për shkak që mori aksion që në ditët e para me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Por, një vit pas, është një nga vendet me numrin më të madh të të infektuarve me Covid-19.

Gjatë muajit nëntor sa po respektonin ende masat e vendosura, numri i të infektuarve kishte rënë mjaft shumë, por pasi qeveria lehtësoi masat, një valë e re shpërtheu prapë.

Vetëm gjatë muajit prill, janë shënuar mbi 60.000 raste të reja dhe mbi 300 vdekje

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *