Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” në Tetovë ka njoftuar, se duke filluar nga sot, nuk do të ketë restrikcione të ujit të pijshëm.
“Si rezultat i rritjes së temperaturave ditëve fundit, sasia e ujit për pije në qytetin e Tetovës shënon rritje dhe arrin në një mesatare prej 370 l/sec, sasi e mjaftueshme për furnizim normal të qytetit me ujë për pije. Prandaj nga dita e sotme, nuk do realizohet restrikcione të ujit për pije”, njoftuan nga NPK “Tetova”.