Vaksina kineze “Sinofarm” nuk është certifikuar nga Agjencia Evropiane e Barnave – EMA, por siç deklaron ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk do të thotë se vaksina nuk është cilësore dhe efikase.
Sipas asaj që deklaroi ai, janë ndjekur studimet dhe ata thonë, se efikasiteti i vaksinës “Sinofarm” është i lartë.
“Nuk është ajo diçka që duhet të na brengos, aq më pak nuk është indikator për sigurinë e vaksinës, sipas personave tanë profesional, të cilët punojnë në pjesë e cilësisë së vaksinave dhe në krijimin e kalendarit të vaksinimit. Te ne merren parasysh të tilla certifikata, të cilat personat profesional i konsiderojnë si adekuate, kurse të tilla certifikata për cilësinë të cilat i lëshojnë prodhuesit dhe laboratorët kontrolluese me kërkesë të prodhuesve, i kanë të gjitha vaksinat të cilat për momentin nuk janë të aprovuara nga EMA nga shkaqe të ndryshme. Disa kanë aplikuar dhe ende nuk kanë arritur në atë fazë, disa as nuk kanë për qëllim të aplikojnë, sepse laboratorët e tyre funksionojnë në mënyrë të përshtatshme, por kanë edhe qasje të tillë. Vaksina kineze nga “Sinofarm” është njëra nga ato vaksinat. Ne nuk kemi paralajmërim, se prodhuesi kinez “Sinofarm” do të aplikojë në EMA, por kjo nuk do të thotë se vaksina nuk është cilësore. I ndjekim studimet ku efikasiteti është e lartë, dhe kjo për ne mjafton”, tha Filipçe për “360 Shkallë”.
Gjatë ditës, Filipçe ka njoftuar se do të vaksinohet pikërisht me këtë vaksinë, kjo që të dëshmojë se vaksina është e sigurt dhe cilësore.