Dramë në Gjermani! 120 minuta për të përcaktuar finalistin, Lajpcig kualifikohet në frymën e fundit

Lajpcig, ishte favorit absolut në këtë përballje, ndërkohë që iu desh të vuante shumë, për të siguruar një biletë për në finalen e Kupës. Koha e rregullt përfundoi me rrjeta të paprekura. Pavarësisht epërsisë, skuadra mike e Nagelsman nuk arriti të zhbllokonte sfidën gjatë 90 minutave.

Në shtesën e parë, ishte koreano-jugori, Huang, i cili pas asistit të Polsen, kaloi në avantazh Lajpcigun. Pavarësisht disavantazhit, vendasit e Verder Bremer nuk u dorëzuan, teksa në minutën 105+1’, vendosën baraspeshën me Bitenkurt. Kur u mendua se sfida do të shkonte drejt penalltive, ishte Foresberg, ai i cili bëri heroin, ku pas asistit të Huang me kokë, nuk fali brenda zonës, duke përshëndetur rrjetën. Vlen të theksohet se Verder Bremer në këtë përballje, ishte pa Milot Rashicën, i cili nuk ishte i disponueshëm. Lajpcig do të përballet në finalen e datës 13 maj, me fituesin e çiftit Dortmund-Holstein Kiel, takim ky që do të luhet sot në orën 20:30.

Përballje dramatike në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë, mes Verder Bremer dhe Lajpcig. U deshën plot 124 minuta lojë, për të përcaktuar finalistin. Fati i buzëqeshi skuadrës së trajnerit Julian Nagelsman, që arriti të triumfonte me rezultatin 1-2, falë golit të realizuar nga Forsberg në minutën 120+1’.

Lajpcig, ishte favorit absolut në këtë përballje, ndërkohë që iu desh të vuante shumë, për të siguruar një biletë për në finalen e Kupës. Koha e rregullt përfundoi me rrjeta të paprekura. Pavarësisht epërsisë, skuadra mike e Nagelsman nuk arriti të zhbllokonte sfidën gjatë 90 minutave.

Në shtesën e parë, ishte koreano-jugori, Huang, i cili pas asistit të Polsen, kaloi në avantazh Lajpcigun. Pavarësisht disavantazhit, vendasit e Verder Bremer nuk u dorëzuan, teksa në minutën 105+1’, vendosën baraspeshën me Bitenkurt. Kur u mendua se sfida do të shkonte drejt penalltive, ishte Foresberg, ai i cili bëri heroin, ku pas asistit të Huang me kokë, nuk fali brenda zonës, duke përshëndetur rrjetën. Vlen të theksohet se Verder Bremer në këtë përballje, ishte pa Milot Rashicën, i cili nuk ishte i disponueshëm. Lajpcig do të përballet në finalen e datës 13 maj, me fituesin e çiftit Dortmund-Holstein Kiel, takim ky që do të luhet sot më vonë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *