37 viktima dhe 365 raste të reja nga Covid-19

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë shëruar 594 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 37 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 721.446 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 152.367 persona.

Nga personat e infektuar, 132.765 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 4.855 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 14.747.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *