Departamenti i Punëve të Brendshme në Tetovë, në pritje të fundjavës së zgjatur festive, u bën thirrje qytetarëve që t’i përmbahen plotësisht masave të qeverisë, këshillave dhe protokolleve të vendosura nga autoritetet shëndetësore për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë nëpërmjet një kumtese thekson se çdo mospërputhje me masat do të përfshihen me sanksione të përcaktuara me ligj, por jo rrallë herë mund të rezultojë në pasoja të padëshiruara personale dhe familjare shëndetësore.
Alpinistët dhe personat që do të dalin për piknik, numri i të cilëve do të rritet në rajon gjatë kësaj fundjave, i’u bëhet me dije që të mos ndezin zjarre të hapura, të cilat mund të shkaktojnë dëme materiale të padëshiruara dhe pasoja të tjera, ku mund të rrezikojnë edhe jetën e njerëzve. Nga ana tjetër, shoferët këshillohet të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe të përmbahen nga alkoolit, veçanërisht pasi që në ditët në vijim pritet një frekuencë e shtuar e trafikut, veçanërisht në rrugët për në Ohër, Mavrovë dhe në luginën e Radikës”.
“Departamenti i Parandalimit të SPB Tetovë këtë javë tashmë ka mbajtur disa takime të drejtpërdrejta me komunitetet fetare të rajonit që mbulon ky sektorë, ku është përmendur nevoja për pajtueshmëri të vazhdueshme me masat për mbrojtje kundër Covid-19 në ndërtesat fetare dhe jashtë tyre, që është në funksion të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve të rajonit dhe më gjerë”, thonë nga SPB Tetovë.