Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot në Bruksel, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Pas takimit Kurti ka shkruar në Twitter se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe ofrimin e sigurisë.“NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. Me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg theksova se prania e saj në Kosovës është e domosdoshme në ruajtjen e paqes dhe ofrimin e sigurisë, si dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO, e bënë Evropën dhe rajonin më të sigurt”, ka shkruar Kurti.
Në anën tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se në këtë takim është folur edhe për dialogun me Serbinë.
Sekretari i NATO-s ka theksuar se dialogu është e vetmja rrugë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike