Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, ka folu pas fitores që skuadra e tij regjistroi me përmbysje ndaj PSG-së, në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Tekniku spanjoll ka thënë se Siti duhet të jetë si skuadra që ishte në pjesën e dytë dhe nëse kjo arrihet atëherë do të shkojnë në finalen e kompeticionit.
Nuk është e thjeshtë të luash ndeshjen e parë në gjysmëfinale. Nëse luani duke menduar për ndeshjen tjetër, kundërshtari është shumë i rrezikshëm. Ne e filluam mirë, por pësuam një gol, ndonëse nuk po luanim keq.
Ndryshimi erdhi nga presioni agresiv që na bëri të rikuperonim shumë topa. Në pjesën e dytë kishim më shumë kontroll të lojës dhe luajtëm siç dimë ne. Nëse shfaqemi si skuadra e pjesës së parë, atëherë diçka duhet të ndryshojë. Nëse jemi skuadra e pjesës së dytë, atëherë do të shkojmë në finale. Në këto nivele ose i luani mirë 90 minuta ose jo. Është çështje mentaliteti.”, tha Guardiola.