Bojkotimi i mësimit nuk është opsion i nxënësve

Ministria e Arsimit nëpërmjet një njoftimi thotë se “pasi u njoftuam se disa grupe të izoluara në disa shkolla në shtet me udhëzime nga prindërit dhe kujdestarët e bojkotojmë mësimin, u bëjmë thirrje që të përfshihen në klasat e tyre, për shkak se është më mirë për edukimin e tyre”.

Ata theksojnë se arsyeja për bojkotim të mësimit është e paarsyeshme nëse merret parasysh se digjitalizimi i arsimit është proces global që ndodh në shumë vende të botës.

“Digjitalizimi i materialeve për mësim është e definuar në Ligjin ri për libra dhe materiale të tjera mësimore dhe është paraparë të ndodhë me etapa, duke nisur nga klasa e katërt nga viti i ardhshëm dhe për momentin kjo nuk i prek nxënësit e shkollave të mesme dhe nuk ka arsye për mungesë të tyre në mësim” thonë nga MASH.

Ata shtojnë se ligji është në përputhje me nevojat që i kërkon bota në të cilën jetojnë dhe kjo është era e teknologjisë digjitale.

“Bëjmë thirrje nxënësve që sot nuk janë pjesë e orëve mësimore, të vazhdojnë me mësimin dhe në mënyrë të suksesshme ta përfundojmë vitin arsimor”, thuhet në njoftimin e MASH.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *