Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski më 27 dhe 28 prill do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bruksel, ku është paraparë të realizojë takime me anëtarë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Sot, më 27 prill, presidenti do të realizojë takim me presidentin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel, me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sasoli, me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Zhozep Borell, me komisarin për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhejin, me eurodeputetin, Ilhan Kyqyk, si dhe me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe për çështje të tjetra rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak.