Ora policore do të nis nga ora 21:00, terracat e kafeneve do të punojnë deri në ora 20:30

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, siç mëson TV21 ka sjellë vendim, ora policore nuk do të vlejë gjatë festave fetare, Pashkët ortodokse dhe Bajrami i Ramazanit për myslimanët. Ndërkaq ditët jashtë këtyre festave, duke filluar prej nesër, ora policore do të fillojë në ora 21:00 dhe do të mbarojë në ora 05:00 të ditës së nesërme. Kafenetë do të shërbejnë klientë në veranda. “Përjashtim nga ndalesa dhe regjimi i veçantë i lëvizjes janë orët e mbrëmjes mes datave 1 dhe 2 maj, gjegjësisht gjatë festës fetare Pashkët, dhe mbrëmja mes 13 dhe 14 majit gjatë kohës së festës fetare, Bajrami i Ramazanit”, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut./21Media

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *