Palestra sportive e SH.F.K “Adem Jashari” e para në vendin tonë me sistem të nxehjes dhe ftohjes qеndrore me pompa ajrimi ka shkruar ne rrjetin social kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu.
Investimin e rradhës ka shkruar ai, po e realizojmë në palestrën sportive të SH.F.K. “Adem Jashari” ku tashmë ekipet e punës po kryejnë procesin e instalimit të sistemit të nxehjes dhe ftohjes qendrore me pompa. Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 5.720.371,00 denarë ndërsa implementimi i këtij sistemi të ri do të mundësojë kushte më cilësore për përdorimin e kësaj palestre nga ana e nxënësve në periudhën e dimrit dhe verës
– zvogëlimin e shpenzimeve operative për mirëmbajtjen e sistemit të ngrohjes, zvogëlimin e konsumimit të energjisë elektrike si dhe zvogëlimin e nivelit të ndotjes së ajrit ka shkruar ne postimin e tij ne rrjetin social Visar Ganiu.