Ministria e Drejtësisë ka planifikuar aktivitete për digjitalizimin e gjyqësorit përgjatë vitit 2021!Përveç ndryshimeve në kuadrin ligjor nevojitet sigurimi i infrastrukturës teknike – teknologjike ka shkruar ne rrjetin social ne Facebook, zëvendësministri i drejtësisë Agim Nuhiu. Për digjitalizimin e gjyqësorit përveç sigurimit të pajisjeve teknike adekuate në 37 gjykatat e vendit është e nevojshme të përfshihen edhe Akademia për gjyqtarë dhe prokuror publik, policia e shtetit, Regjistri qendror, Drejtoria për të hyra publike dhe një sërë institucione tjera.