Katër persona u plagosën në një aksident të rëndë trafiku midis një makine dhe një motoçiklete në Shkup

Katër persona përfunduan në spital me lëndime, dy prej të cilëve u plagosën rëndë në një aksident automobilistik që ndodhi dje në rrugën Pero Nakov.

Në aksident u përfshinë një motor “Kawasaki”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.D (32) nga Shkupi dhe një automjet “Audi A3”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga P.D (32) nga Kumanova. Në aksident, motoçiklisti dhe pasagjeri V.S (31) nga Shkupi kanë marrë lëndime të rënda trupore, të cilat janë dërguar  në spitalin  e Klinikave “Nënë Tereza”. Personi P.D ka pësuar lëndime trupore,  edhe pasagjeri i të njëjtit automjet NP (33) nga Shkupi, është dërguar  në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski”, thonë nga  Ministria e Brendshme.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *