“Humbëm dy pikë ndaj Betisit”, Zidan pas barazimit: Me Çelsin duel vendimtar, çështja e titullit nuk ka… përfunduar

Zinedin Zidan nuk është i kënaqur me ecurinë, por s’i pranon kritikat. “Është një barazim që ka shijen e humbjes. Humbëm 2 pikë të rëndësishme dhe kjo është e qartë.

Në aspektin mbrojtës ishim mjaft mirë, por në sulm na munguan shumë gjëra. Na mungoi diçka dhe nuk ishim të qartë. Mungesat? Duam që të rikuperojmë Mendinë dhe Toni Krosin, por të presim.

Kemi humbur 2 pikë, por tani përqendrohemi te ndeshja e së martës. Titulli nuk është çështje e përfunduar dhe do të luftojmë deri në fund”, tha Zidan. Më tej ai foli edhe për duelin kundër Çelsit.

Kur humbasim 2 pikë, të gjithë mendojnë që jemi keq. Por, ne tani e kemi mendjen te Çelsi. Është ndeshje shumë e vështirë, ndoshta më e vështira e sezonit”, tha ai.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *