Numri i lartë i të infektuarve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut bëri shtetin shqiptarë që të vendosë karantinë 2 javore për të gjithë qytetarët e Maqedonisë që udhëtojnë drejt Shqipërisë.
Këtë vendim Republika e Shqipërisë e solli nga 20 prilli dhe do të jetë në fuqi deri më 3 maj.
Rregullat e njëjta shteti shqiptar i vendosi edhe për Greqinë.
Jemi në kufirin Qafë Thanë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga 20 prilli Republika e Shqipërisë vendosi që të vendosë karantinë për qytetarët që vijnë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe nga qytetarët të cilët udhëtojnë drejt Shqipërisë duhet ti nënshtrohen karantinës dy javore, kjo vjen për shkak të numrit të lartë të të infektuarve me koronavirus në këto dy shtete.
Kjo rregull nuk vlen për qytetarët që kalojnë transit dhe për kompanitë që bëjnë transport.
Në kohën që TV21 qëndroi në këtë pikë kufitare, nuk u pa asnjë veturë të kalonte kufirin drejt Shqiperisë, përveç kamionëve transportues. Autoritetet e kësaj pike kufitare thanë se që nga 20 prilli ka rënë për 90 përqind numri i lëvizjes së automjeteve, ditë më parë kjo pikë kufitare punonte me dy sportele, ndërsa sot kishte një rënie të ndjeshme të qarkullimit.