Moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut

Moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të ketë më shumë reshje në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 11 deri në 17 gradë.

Në Shkup me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të jetë rreth 9, ndërsa maksimalja do të arrijë 15 gradë Celsius.

Edhe të shtunën, moti do të jetë me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, më të rrëmbyeshme në mëngjes, veçanërisht në pjesët jugperëndimore dhe jugore të vendit. Temperatura ditore do të ulet shtesë, ndërsa do të fryjë edhe erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Nga e diela vijon një periudhë e motit të qëndrueshëm me një rritje të temperaturës ditore, përveç të martës kur do të ketë kushte për reshje lokale të shiut.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *