Kryeparlamentari Talat Xhaferi së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe kanë ndjekur nga afër fillimin e vaksinimit të deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Kryeparlamentari Xhaferi theksoi se me vaksinimin e deputetëve edhe me fazën e dytë Kuvendi do të kthehet në normalitet nga mesi i muajit maj.
“Jemi prezent për të filluar imunizimin e deputetëve, duke pasur parasysh faktin që paraprakisht pjesë e shërbimeve administrative të Kuvendit janë vaksinuar dhe ditëve në vijim e kanë dozën e dytë të vaksinimit. Imunizimi i deputetëve fillon sot me dozën e parë dhe sipas protokolleve doza e dytë duhet të jetë nga mesi i muajit maj dhe nga atëherë duhet të kthehet normaliteti i punës së Kuvendit, normal duke respektuar masat”, theksoi Talat Xhaferi – kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.