Gërvalla flet për herë të parë për idenë për shkëmbime territoriale: Tezat e tilla janë të rrezikshme

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla tha sot se është i papranueshëm çfarëdo opsioni për ndarjen territoriale apo shkëmbime territoriale si mundësi për zgjidhjen e problemeve në rajon.

Gërvalla duke iu referuar një ‘shkrimi’ ditë më parë lidhur me mundësinë për shkëmbime territoriale në rajon tha se tezat janë të rrezikshme dhe duhet të gjitha palët të jenë të kujdesshme sepse në këtë formë nxiten konflikte të reja të cilat për rajonin janë të panevojshme.

“E kemi ndjek me shumë shqetësim daljen në media të letrave të tilla, tezave të tilla që vetëm thjesht përmendja e tyre është e rrezikshme për rajonin… Në vitin 2018 kemi pas tendenca për gjetjen e zgjidhjes përmes shkëmbimeve territoriale, ndarjen e vendeve në vija etnike.

Për ne është shumë e qartë, nuk është asnjë opsion ajo çfarë shkruhet në letra të tilla pavarësisht se kush janë autorët dhe pavarësisht a janë menduar si teza për t’u diskutuar apo për tu implementuar.

Qëndrimi jonë është i qartë. Tezat janë të rrezikshme dhe duhet të gjitha palët të jenë të kujdesshme sepse në këtë formë nxiten konflikte të reja të cilat për rajonin janë të panevojshme”, tha ajo pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *