Qytetarët të cilët e morën dozën e parë të vaksinës “Astra Zeneka”, ndërsa duan të rivaksinohen me të njëjtën vaksinë, atë mund ta bëjnë në Serbinë fqinje. Ministria e Shëndetësisë mbetet në rekomandimin të mos merret rivaksinimi nga “Astra Zeneka” te personat më të rinj se 60 vjet.
“Nëse qytetarët mendojnë dhe kanë vullnet ta marrin dozën e dytë të vaksinës “Astra Zeneka” atë mund ta bëjnë në Serbinë fqinje. Ne nuk rekomandojmë të merret rivaksinimi i vaksinës “Astra Zeneka” te të gjithë që kanë më pak se 60 vjet”, deklaroi sonte ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe duke qenë mysafir në ditarin qendror të televizionit “Sitel”.