Ministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini nga Tenova e Tetovës ku u lëshura në përdorim centrali fotovoltaik në Ditën e planetit tokë – 22 prill e vlerësoi këtë si mesazhin e duhur se si të kujdesemi për planetin. Përdorimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë si ky central, sipas tij, është një shembull se si përmirësohet mjedisi jetësor.
“Ky central, i cili është një burim i ripërtëritshëm i energjisë, është një shembull praktik i zbatimit konkret të politikave të Qeverisë sonë për zhvillim të qëndrueshëm dhe mjedis të shëndetshëm jetësor. Ne shohim se si një investitor privat mund të jetë partner në zbatimin e agjendës së gjelbër. Ne shohim se si funksionon bashkëpunimi ndërministror për çështjet kryesore në fushën e mjedisit jetësor, siç është Ministria e Ekonomisë përmes zbatimit të aspekteve klimatike dhe kontribuon në dekarbonizimin e shoqërisë sonë, ndërsa njëkohësisht edhe në uljen e ndotjes në vendin tonë. Kjo do të thotë një qasje e integruar në planifikimin e energjisë dhe klimës”, tha Ministri Nuredini.