Nëpërmjet një njoftimit të koalicionit ASH-AAA kërkohet dorëheqja e Venko Filipçes dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasanit.
“Duke ndjekur tempon e vaksinimit të popullatës së Maqedonisë së Veriut dhe duke e krahasuar atë me vendet europiane, madje edhe me ato të rajonit, nuk mund të mos jemi të shqetësuar me këtë që po ndodhë në vendin tonë. Ne po bëhemi vendi i parë më vdekshmëri në Europë, ndërsa i fundit për vaksinim”. Ata shtojnë se sipas një burimi të Bloomberg-ut, ku është paraqitur analiza e vaksinimit të deritanishëm të popullsisë për shtete, shihet qartë se me këtë tempo siç ka filluar, Maqedonia e Veriut ngec shumë pas vendeve të rajonit, madje kur llogaritet faza e kaluar dhe kjo që vijon, i bie se për imunizimin e plotë të popullatës në vendin tonë do të duhet të presim edhe 10 vjet të plota.