Hoxha: Me vendim të Qeverisë ndërpriten punimet në Konjare të Poshtme

“Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria e RMV-së miratoi vendimin ndërprerje të njëanshme të Marrëveshjes së Koncesionit për shfrytëzimin e lëndës së parë minerale – rërës dhe zhavorrit në fshatin “Konjare e Poshtme”, komuna Petrovecit”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha.

Sipas tij ky vendim bazohet në inspektimin e kryer nga ana e Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor me të cilën është vërtetuar se koncesioneri nuk iu është përmbajtur masave për mbrojtjen e ambientit jetësorë të përcaktuara në rregulloret përkatëse.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *