Studiuesit japonezë zbulojnë testin që detekton COVID-19 për 5 minuta

Studiuesit japonezë kanë zhvilluar një metodë prove që mund të zbulojë COVID-19 në 5 minuta me një pllakë xhami me një milion dhëmbëzime për centimetër katror, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas transmetuesit publik NHK, studiuesit nga Instituti kërkimor RIKEN i Japonisë dhe Universiteti i Tokios kanë zbuluar një metodë të re për të zbuluar COVID-19.

Sipas kësaj mostrat e marra si pjesë e provës vendosen në një pllakë xhami me një milion dhëmbëzime për centimetër katror. Dhëmbëzimet e pllakës së qelqit të krijuara me teknologji formimi mikroskopik shërbejnë si dhoma mikro prove me ndarës në secilën.

Nëse një mostër e vendosur mbi të zbulohet se mbart acid ribonukleik (ARN) që i përket COVID-19, drita lëshohet nga ajo dhomë prove.

Ndryshe nga metodat tradicionale, në të cilat COVID-19 ARN replikohet dhe merr të paktën një, në metodën e re brenda 5 minutave mund të zbulohen sasi të vogla të viruseve përmes mikro-dhomave.

Rikiya Watanabe, një studiues në RIKEN tha se metoda e cila përfshin testime të thjeshta dhe të shpejta, nuk përfshin procese komplekse dhe mund të përdoret nga institucionet e kujdesit shëndetësor nëse komercializohen.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *