Selami: Kërkesat për pagesë të rrogave për muajt shkurt dhe mars dorëzohet në mënyrë elektronike

Kërkesë për mbështetje financiare për pagesë të rrogave për muajt shkurt dhe mars të vitit 2021 dorëzohet në mënyrë elektronike përmes sistemit e-Tatimet, për çdo muaj ndaras.DAP konfirmon kërkesën e kompletuar pas së cilës punëdhënësi plotëson llogarritjen MPIN në të cilën vendos shifrën 5002 për punëtorët për te cilët kërkon mbështetje financiare. Pas përpunimit të llogarritjes DAP informon punëdhënësin për përmbushjen e kushteve dhe shumën e mbështetjes financiare. Varësisht nga ulja e të ardhurave, mbështetja financiare është 14.500 denarë për të punësuar për ulje të të ardhurave prej 30% deri më 40%, respektivisht 21.776 denarë për të punësuar për ulje të të ardhurave mbi 80%. Formularët për mbështetje financiare mund të dorëzohen pas shpalljes së tyre në Gaz.Zyrtare të RMV.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *