Organizata ndërkombëtare “Reporterët pa kufij”, ka publikuar raportin e sivjetmë për situatën në të cilën gjenden mediat në botë.
Sipas këtij raporti, Maqedonia e Veriut ka përparim për dy vende. Nëse vitin paraprak zinte vendin e 92-të, në këtë raport ajo është vlerësuar me indeks 31.67 dhe zë vendin e 90-të. Kjo paraqet zonën e portokalltë.
Në raport, përmendet se vitin e kaluar në vend kishte gjendje të jashtëzakonshme, e cila u përkeqësua më shumë me Kuvendin e shpërndarë, ndërkaq Qeveria kalimtare ishte ajo që duhej të merrte pushtetin, transmeton TV21.
Situata me pandeminë Covid-19, potencohet, se “e komplikoi informimin”.
Paralelisht me këtë, vlerësohet se gjendja në media është përkeqësuar dhe kjo fuqizoi më shumë kulturën e mosndëshkimit të thelluar.
“Gjendja me mediat u përkeqësua. Përfaqësues të lartë të qeverisë vazhduan t’i kërcënojnë dhe ofendojë mediat, kurse shqetësimi dhe sulmet verbale ndaj mediave u rritën në media sociale. Gjithë kjo ndikoi që të fuqizohet mirë kultura e mosndëshkimit e thelluar”, shkruan në pjesën për Maqedoninë.
Vendet e rajonit, si Shqipëria është ranguar në vendin e 83-të me indeks 30.59, ndërkaq Kosova në vendin e 73-të me indeks 30.32./