Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në pakon e 6 ekonomike ka ndarë mjete për mbështejte edhe të turizmit në vend.
Do të financojë realizimin e 50 mijë testeve PCR për turistët e huaj që qëndrojnë në vend.
“Do të mundësohen 50 mijë teste PCR falas për turistët e huaj të cilët do të qëndrojnë në shtetin tonë”, njoftoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, transmeton TV21.