Universiteti i Tetovës publikon rezultatet shkencore për ndikimin e izolimit nga Kovid 19

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i UT-së i publikoi rezultatet shkencore për ndikimin e izolimit gjatë pandemisë Covid -19
Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i UT-së i publikoi rezultatet e projektit hulumtues evropian: ‘’Ndikimi i izolimit gjatë COVID-19 në shprehitë e të ushqyerit në popullsinë evropiane’’ në bashkëpunim me Institutin e të Ushqyerit dhe Teknologjisë Ushqimore nga Universiteti i Granadës në Spanjë.
Koordinatori i projektit, Doc. Dr Erhan Sulejmani, në bashkëpunim me Doc. Dr. Gafur Xhabirin dhe Msc Arjeta Hyseinin theksuan se inkurajimi i njerëzve për të ndjekur një dietë të ekuilibruar, veçanërisht duke synuar ata me mbipeshë, mund të ndihmojë në ruajtjen efektive të një sistemi imunitar dhe mund të sigurojë mbrojtje kundër infeksionit dhe komplikimeve tjera. Publikimi me titull “Relationship in Dietary habits variations during COVID-19 lockdown in Kosovo: The COVIDiet Study” si pjesë e projektit evropian i regjistruar në Clinical Trials.gov (https://clinicaltrials.gov/ct2/shoë/NCT04449731) u publikua në revistën ndërkombëtare “Appetite” të kategorisë Q1, https://authors.elsevier.com/…/S0195-6663(21)00151-3
Prof. Dr. Xhezair Idrizi – dekan i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, theksoi se Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, tashmë vite me radhë është partner në shume projekte evropiane dhe mundëson pjesëmarrje intensive të studentëve duke u siguruar bursa të ndryshme dhe financime në aktivitet hulumtuese si dhe përvoja ndërkombëtare nga universitetet prestigjioze.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *