Nëse bien infektimet, pas 27 prillit kafenetë të shërbejnë klientë në taverna, ora policore të fillojë në ora 21

Shtabi i Krizës sot e ka pranuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, dhe ka sjellë vendim që nesër në seancë qeveritare të propozojë që masat aktuale restriktive të vazhdojnë deri më 27 prill.

Nëse numri i rasteve pozitive me Covid-19 shkon duke rënë, atëherë propozohet që prej 27 prillit:

– Të hapen objektet hotelerike për punë me vizitorë në pjesën e hapur (në taverna, në kopsht, dhe jo në pjesën e mbyllur).

– Ndalesa e lëvizjes të fillojë në ora 21:00 dhe të përfundojë në ora 05:00 të ditës së nesërme.

– T’i shqyrtojë mundësitë për lehtësim të masave restriktive për të lejuar punën e qendrave të fitnesit në ambiente të hapura

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *