Drejtori I Fondit për Sigurim Shëndetësor Faton Ameti së bashku me kolegun, z. Stevo Krstevski, kanë realizuar takim pune pune me Ministrin për Shoqëri Informatike dhe Administratë, z. Jeton Shaqiri.
Temë e takimit ishte çështja e rregullimit të të ardhurave të kuadrit nga profilet deficitare brenda Fondit Shëndetësor. U dakorduam të krijojmë grup pune ndërinstitucional, për të lehtësuar zgjidhjen e kësaj çështjeje. Thuhet në postimin e Ametit.
Gjithashtu diskutuam edhe përfshirjen e sa më shumë shërbimeve të Fondit Shëndetësor, në portalin e-shërbime, të udhëhequr nga MShIA.
Gjithësëbashku konstatuam që bashkëpunimi ndërinstitucional më dinamik, siguron shërbime më cilësore për qytetarët e vendit.