Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 42 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus.
Gjithsej 702 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.
Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka pasur 11 pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 10 pranime të pacientëve, 7 pacientë është pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, në Kozle 2 pacientë, 6 pacientë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve dhe 6 në Institutin për Mjekësi Fizikale.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 24 pacientë, ndërsa momentalisht në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 140 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 154 pacientë, në Kozle 31, në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve 11 pacientë, në KAG 2 dhe në Institutin për Mjekësi Fizikale 62.
Gjithsej 702 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.