Një 27-vjeçar në dializë fitoi veshkë nga 21-vjeçarja e vdekur

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se me sukses janë transplantuar edhe veshkat e donatores së vdekur.

“27-vjeçari në dializë fitoi veshkë nga donatorja e vdekur. Me sukses u realizuar transplantimi i parë i veshkës të cilat mbrëmë vonë u esplantuan në Klinikën e Urologjisë. Për momentin në rrjedhë është edhe transplantimi te një 40-vjeçar me sëmundje kronike në veshka, i cili po ashtu do të fitojë veshkë nga donatorja e vdekur”, thuhet në njoftimin e MSH-së, transmeton TV21.

Nga Ministria falënderojnë familjen e 21-vjeçare e cila ndërroi jetë, të cilët ranë në pajtim të donojnë zemrënveshkat dhe kockat e saj.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *