Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka publikuar emrat e katër këshilltarëve ekonomikë të Maqedonisë së Veriut në vendet si Varshava, Mynihu, Ankaraja dhe Abu Dabi.
“Roli i këtyre këshilltarëve është të promovojë Maqedoninë e Veriut si brend ekonomik si pjesë e shoqërisë bashkëkohore”, tha Osmani.
Pas dy konkurseve, janë përzgjedhur:
Ilija Psalltirov – në Varshavë
Abduxhemil Saiti – në Mynih
Suzana Tuneva – në Ankara
Bekir Ajdini – Abu Dabi
Këta këshilltarë do të duhet të kalojnë trajnime, ndërkaq kanë mandat prej 3 vjet, por do të bëhet vlerësim çdo vit./TV21