Komuna e Tetovës: Shembja në rrugën e Banjës është si pasojë e punimeve

Komuna e Tetovës, i është përgjigjur reagimeve të shumta në publik për shembjen e dheut në rrugën e Banjës së Tetovës.

Thotë, se shembja ka ardhur si rezultat i punimeve që kanë të bëjnë me rekonstruimin e pjerrtësive në disa pika kritike ku ka rrëshqitje të dheu.

“Informojmë qytetarët se shembja e dheut në rrugën e Banjës së Tetovës është si pasojë e aktiviteteve të planifikuara punuese që kanë të bëjnë me rekonstruimin e pjerrtësive në disa pika kritike ku kemi rrëshqitje të dheut! Për këtë qëllim komuna e Tetovës tanimë 2 javë ka angazhuar makineri dhe ekipe punuese të cilat për më shumë se dy javë janë duke punuar për mënjanimin e pjerrtësive në pjesën sipër rrugës së Banjës, me qëllim zgjidhjen afatgjate të këtij problemi. Aktivitetet punuese do të zgjatin edhe ditët në vazhdim deri në mënjanimin e plotë të rrezikut potencial për qytetarët që qarkullojnë në këtë zonë rekreative të qytetit!”, njoftojnë nga Komuna e Tetovës.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *