Chelsea ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e vetme gjysmëfinale të Kupës FA.
Ekipi i Thomas Tuchel është treguar i fortë për ekipin e Pep Guardiolas duke u mposhtur në gjysmëfinale dhe duke siguruar kualifikimin në finale.
Pjesa e parë e ndeshjes u takoi për një nuancë Cityt, që pati menaxhimin e lojës dhe disa gjysmë-raste.
Megjithatë, vetëm Blutë gjetën golin me anë të Hakim Ziyech (7’), por ky gol u anulua për pozitë jashtë loje dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat 0-0. Në pjesën e dytë, përsëri City pati më shumë nga loja, duke krijuar më shumë raste, por vetëm Chelsea gjeti golin. Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi me anë të Ziyech, i cili në minutën e 55-të shënoi për 1-0 pas asistimit të Timo Werner.