Bytiqi takon organizatoret e solemniteteve, nuk ka rezultat konkret

Pasi Industria për organizimin e evenimenteve po proteston çdo ditë para Qeverisë, zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi i ftoi sot në Qeveri për të diskutuar mbi kërkesat e tyre. Maja Babiq, nga sektori për organizimin e eventeve tha se kishin takim konstruktiv, por kishin edhe dallime në çështje të caktuara.

“Ne jemi në mbledhje prej dy orë e gjysmë, sigurisht kishim tema të cilat duhej t’i bisedonim, kemi dallime në kuptimin e industrisë për organizimin e evenimenteve kemi dallime se kush janë operatorët të Industrisë për Organizimin e Evenimenteve, kemi dallime mënyrën se si duhet të ndahet ndihma që kjo industri të mbijetojë”, deklaroi Maja Babiq.

E pas takimit Qeveria dërgoi një kumtesë me disa prej pikave për të cilat janë marrë vesh.

“Kompanitë me humbje më të mëdha do të marrin më shumë pika gjatë vlerësimit, kurse do të mund të aplikojnë të gjitha kompanitë që kanë shënuar ulje të të ardhurave mbi 30%.
-Një nënkontraktues nuk do të mund të figurojë në më shumë se 7 propozim-projekte, me qëllim që të parandalohet monopolizimi në fushën e nënkontraktuesve.
-Ngjarjet sportive që janë të dedikuara për “30 vjet Pavarësi” do të shtohen si një lloj ngjarjesh për të cilat do të mund të aplikohet e kështu me radhë”, njoftuan nga Qeveria.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *