Me pikëllim të thellë pranova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim Nuredin Mustafa, zjarrëfikësit në brigadën për mbrojtje kundër zjarrit në qytetin e Shkupit dhe kryetarit të Shoqatës së Zjarrëfikësve Vullnetar “Bajram Miftari”.Isha dëshmitar i guximit dhe madhështisë së profesionit të tij për të shpëtuar jetë njerëzish në shumë raste fatkeqësish gjatë viteve të bashkëpunimit tonë! Padyshim se do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona si njeri me virtyte të larta, për energjinë pozitive që e kishte dhe që ishte frymëzim për të gjithë ne!Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve të tij! thuhet ne ngushellimin e kryetarit te Çairit, Visar Ganiu.